E Diel, 1 Nëntor 2026

Harta e zjarreve: Rradhimë- Peqin- Ndroq


Harta e zjarreve që po pushtojnë pyjet dhe vreshtat po shtohet me shpejtësi. Në periferi të Tiranës, në fshatin Ndroq disa vatra zjarri kanë përfshirë kodrat rreth tij dhe zjarret po përhapen në mënyrë kërcënuese drejt qendrave të banimit. Edhe pse zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, ende nuk ka frenim të dukshëm të flakëve.

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka nisur sot rreth orës 16:00 në fshatin Kosën të Peqinit. Raportohet se deri më tani zjarri ka djegur rreth 5 hektar shkurre, ndërsa rrezikohet edhe kurora e gjelbër me ullishte. Sipas zjarrfikësve, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Një tjetër zjarr i qëllimshëm dyshohet të jetë vënë në ullishtat e Rradhimës, zonë kjo afër plazhit, duke përhapur panik tek pushuesit. Edhe atje kanë ndërhyrë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll situatën. Po ashtu ka pasur zjarre në Mirditë ku rrezikohen dhe shtëpi të fshatarëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›