Gjenden eshtrat e një të burgosuri të regjimit komunist
Skeleti i një personi është gjetur në Katund - Sukth të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake eshtrat i përkasin një burri dhe mendohet se ai është ekzekutuar gjatë kohës së diktaturës dhe më pas është varrosur. Pranë skeletit janë gjetur dhe një palë pranga të cilat i përkasin kohës së rregjimit komunist. Kanë qenë disa punëtorë, të cilët po punonin për hapjen e një pusi që kanë gjetur eshtrat. Policia ka ardhur menjëherë dhe ka nisur hetimet. Në Katund-Sukth, në kohën e diktaturës janë internuar dhjetra familje, ku nuk kanë munguar edhe ekzekutimet e tyre.