E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 afganë në Elbasan

Policia e Elbasanit në orët e para të mbrëmjes ka arrestuar katër shtetas afganë, të cilët ishin të fshehur në tre kamionë me targa turke. Kamionët kishin kaluar pikën kufitare të Qafthanës dhe kishin destinacion Tiranën. Afganët u gjendën të fshehur në automjetin me targë 06 AD “6886”. Policia ka marrë në pyetje drejtuesit e automjeteve dhe shtetasit afganë për të zbuluar rrjetin e trafikimit dhe destinacionin e tyre. Paraprakisht dyshohet se shtetasit afganë kishin si destinacion Italinë. Burime pranë policisë deklarojnë se afganët do të hetohen për lidhje të mundëshme me talebanët dhe me terrorizmin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›