Shuhet Swayze, Fantazma e Hollivudit
Hollivudi është në zi për humbjen e aktorit të njohur Patrik Suejz. Protagonisti i filmit të famshëm “Dirty Dancing” dhe “Ghost” ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare në Los Angeles duke humbur betejën me kancerin në pankreas një nga format më vdekjeprurëse të kësaj sëmundjeje. Suejz lindi në 18 gusht, 1952, dhe u rrit në Teksas. Ai e filloi karrierën e tij si balerin dhe më pas gjatë 40 viteve u fokusua në kinematografi. Suejz shkëlqeu në filmi “Dirty Dancing” që u bë një nga filmat më të shikueshëm të të gjitha kohrave duke arkëtuar 505 milionë dollarë në mbarë botën. Suksesi i tij u konsolidua me filmin “Ghost” ku Suejz i nominuar për Çmimin Golden Globe dhe Oskar bëri të ëndërronte miliona njerëz në mbarë botën.
Në vitin 1991 revista People e shpalli aktorin si mashkullin më seksi të vitit. Në vitin 2008 kur edhe u diagnostikua me kancerin Suejz pranoi se "kishte frikë" dhe po "kalonte në mes një skëterre". Megjithatë vazhdoi të punonte në TV dhe përzgjodhi të mos përdorë qetësues. "Unë vazhdoj të ëndërroj për një të ardhme, një të ardhme me jetë të gjatë dhe të shëndetshme," deklaroi ai.