E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjenden grafitë kërcënuese ndaj Albin Kurtit në Mitrovicën e Veriut

Mbrëmjen e djeshme në Mitrovicën e Veriut janë hasur grafite me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani konfirmoi për RTK se rasti ka ndodhur në rrugën “Vasilije Ostrovski” dhe u iniciua si “Kanosje”.

Grafitet e vendosua në gjuhën serbe, në shqip kanë kuptimin “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti më s’do të rrojë”.

“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në Mitrovica Veri në mur është shkru një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicu rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›