Gjenden klandestinet e humbur ne debore
Tirane-Gjenden shendoshe e mire dy klandestinet e deklaruar te humbur prej dites se djeshme ne Maqedoni. Te rinjte nga Dibra, Moisi Selimi e Shaban Elezi u gjeten ne oret e para te mengjesit te djeshem prane malit Tanushe te Maqedonise. Pas gjetjes se tyre, ata jane derguar ne spitalin rajonal te Dibres se Madhe, ku jane vizituar edhe nga ambasadori shqiptar ne Maqedoni, Agim Cejku. Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme shqiptare. Pas ndihmes mjekesore, ata pritet te kthehen ne Shqiperi. Gjate pasdites dhe mbremjes te dites se shtune, autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase u vune ne kerkim te dy te rinjve, te cilet kaluan kufirin maqedonas si klandestine, duke mbetur me pas te bllokuar nga bora ne malin e Tanushes. Fillimisht te rinjte nga Dibra kane njoftuar autoritetet maqedonase per vendndodhjen e tyre, ndersa keta te fundit palen shqiptare. Mesohet se te rinjte do te ishin vetem si kalimtare ne Maqedoni, pasi destinacioni i tyre kryesor ishte Greqia.