Pergjaken rruget e Italise, 4 emigrante shqiptare te vdekur
Kater shqiptare kane gjetur vdekjen ne 2 aksidente te ndryshme ne rruget e Italise. Aksidenti me pasoja me te renda, ka ndodhur pak para mesnates se te shtunes, ne San Nazario ne Vicenca. Dy automjete jane perplasur koke me koke me njera-tjetren dhe per pasoje 3 persona kane mbetur te vdekur dhe dy te tjere te plagosur. Sipas mediave italiane, 3 viktimat e ketij aksidenti jane shqiptare. Ata po udhetonin te gjithe ne nje automjet tip "Opel Vectra", kur u perplasen me nje automjet tjeter "Benz" fuoristrade, ku ndodheshin 4 persona. Sipas policise, perplasja ka qene teper e forte, sa Opeli ku udhetonin shqiptaret eshte ndare ne tre pjese, nga mesohet se viktimat kane humbur jeten ne vend. Nderkohe kater pasagjeret qe ndodheshin ne fuoristrade, jane derguar ne spital, dy prej te cileve ne gjendje te rende. Sipas mediave italiane, viktimat e ketij aksidenti jane Eljon e Arber Berisha, te dy kusherinj me njeri-tjetrin, ndersa personit te trete nuk i eshte bere i ditur identiteti. Mesohet se ata prej disa vitesh jetonin si emigrant ne Itali, ndersa me origjine ishin nga fshati Pllaka i Durresit. Sipas policise, aksidenti ndodhi kur makina "Opel" e viktimave, do te kalonte ne nje tjeter korsi. Pa kaluar tre ore nga ky aksident i rende, nje tjeter aksident me pasoja per jeten e emigranteve shqiptare, ndodhi ne Itali, ne La Spezia. Dy persona mes te cileve nje shqiptar dhe nje dominikan kane humbur jeten, njeri 20 dhe tjetri 30 vjec, ndersa nje tjeter shqiptar ka mbetur i plagosur rende, por emrat e tyre nuk behen te ditur. Sipas agjencise ANSA, ngjarja e rende ndodhi kur dy makina u perplasen ne autostraden qe lidh rrugen Santo Stefano Magra dhe La Spezia. Shkak eshte bere nje automjet qe po udhetonte ne kundravajtje ne uren mbi lumin Magra dhe pas vetem disa qindra metrash u perplas me nje makine qe po udhetonte ne drejtimin e duhur. Sipas policise italiane, vetem kete fundjave jane regjistruar 20 te vdekur.