Gjenden kufomat e dy grave

Dy kufoma që i përkasin seksit femër janë gjetur në Gramsh dhe në ujërat e lumit Mat në Milot. Kjo e fundit është zbuluar në pjesën mes dy urave të Milotit nga disa banorë të zonës. Ekspertët mendojnë se mosha e saj është 25 -35 vjeç, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi. Ekspertët mjeko-ligjorë nga Tirana po analizojnë shkaqet e vdekjes së saj. Dyshohet se viktima mund të jetë sjellë në lumin Mat nga zonat verilindore të vendit, ndërsa nga hetimet e para, ajo mund të ketë gjetur vdekjen rreth 3 - 4 ditë më parë. Ajo kishte të veshur një bluzë të zeze me shirit të bardhe, xhinse blu si dhe atlete të zeza.
Më herët u gjet e copëtuar nga kafshët e egra në pyll trupi i një 58 vjeçareje nga Gramshi. Pjesë të trupit të Luljeta Hoxhës me banim në Kukër të Gramshit u gjendën nga një bari në vendin e quajtur Sheshi i Butë në pyllin në afërsi të fshatit. Ajo ishte larguar nga banesa në 9 prill të këtij viti për arsye te paqarta, dhe pse besohet që ndodhej në depresion.