E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohen 122 kuintalë ushqime

 Inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, kanë nisur kontrollet në të gjithë subjektet e vogla prodhuese, kryesisht të bukës, prodhimeve të mishit dhe bulmetit. Kontrollet e inspektorëve janë shoqëruar me gjoba që kapin shifrën nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë. 

Për këtë arsye, gjatë dy muajve të fundit Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit në Elbasan ka vënë 6 gjoba dhe ka asgjësuar 122 kuintalë ushqime dhe pije alkoolike me një vlerë rreth 6 milionë lekë, të cilët kishin kaluar datën e skadencës.

Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit ka ushtruar 784 kontrolle ndaj firmave prodhuese të biznesit të vogël dhe ka marrë 257 monstra për analiza të ushqimeve.  Marku, shtoi se “ këto kontrolle do të vazhdojnë me qellim asgjesimin e mallrave te konsumit dhe artikujve që nuk kane datën e skadencës. /Start/

                                                                                             2011-05-29 14:01
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›