Korçë, vdes në aksident 37-vjeçari

Burime zyrtare të policisë konfirmuan se viktima është shtetasi Lindor Shkullaku, 37-vjeç, banues në fshatin Stropse të Pogradecit.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Çerrave, duke drejtuar mjetin e tij veturë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me parmakët metalike anës rrugës.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktima udhëtonte i vetëm me automjetin e tij. Policia shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore. /S.Lleshi/Start/
2011-05-29 11:10