AK në Gjirokastër: Askush s’mund ta shantazhojë Shqipërinë

Mbledhja e firmave në këtë qytet u bë duke marrë shkasë nga reagimet e fundit të konsullit grek në këtë qytetet, i cili kundërshtoi dhënien e certifikatave ku nuk shënohej kombësia.
Përfaqësuesi i kësaj Aleance, Endrit Shabani shprehet se askush nuk mund ta shantazhojë Shqipërinë. Firmosja e peticionit për mosdeklarimin e fesë dhe kombësisë ka nisur nga Memoriali i Rilindësve, ku ndodhen varret e patriotëve Bajo dhe Çerçiz Topulli, A.Z.Çajupi, Koto Hoxhi dhe Pandeli Sotiri.
Sipas përfaqësuesit të Aleancës Kuq e Zi, Albi Koçi, nuk është rastësi që firmosja e peticionit për qytetin e Gjirokastrës nis nga Memoriali i Rilindasve.
“Në respekt të luftës dhe përpjekjeve të tyre në shërbim të atdheut dhe çështjes kombëtare, ndërmorëm këtë veprim", tha Koçi. Në një mjedis të improvizuar në bulevardin kryesor të qytetit të Gjirokastrës, me dhjetëra banorë gjirokastritë kanë nënshkruar peticionin e Aleancës “Kuq e Zi”.
/Start/
2011-05-29 11:57