E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis mbledhja e KQZ-së, pritet rezultati për Tiranën

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku do të bëhet përllogaritja e rezultatit për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
 

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja do përllogarisë të gjitha rezultatet e shënuara në procesverbale për të dhënë edhe rezultaltatin përfundimtar për për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë të dyja palët pretendojnë për fitoren e bashkisë më të madhe të vendit. Mazhoranca ka kontestime për rezultatin aktual, sipas të cilit kandidati socialist Edi Rama është në avantazh me 10 vota.

Sipas mazhorancës KQZ-ja ka përllogaritur gabim një prej procesverbaleve, me 12 vota diferencë. Por, pavarësisht kontestimeve të PD-së, kandidati Rama shpalli fitoren të shtunën pasdite, nisur nga rezultatet e mbledhura nga procesverbalet e 11 KZAz-ve në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›