E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet Sadik Abazi, ne Zamoshc te Polonise

Ne nje transmetim maratone perreth 4 ore, programi investigativ qe kerkon personat e humbur nder vite, erdhi edhe te premten qe sapo kaloi me nje seri kerkimesh intensive, zbulime faktesh dhe analiza te fundit te historive te personave te humbur. Nen moderimin e Aida Shtinos si dhe stafit te gazetareve, edhe kesaj here nuk munguan te rejat me te fundit per personat e humbur qe nje numer i madh njerezish jane vene ne levizje, per t'i kerkuar dhe per te sjelle lajmet e mira neper familjet e tyre. Kane vazhduar edhe kete jave hulumtimet per Shpend Bucaj, i larguar perpara 28 vitesh nga Kamenova e Malit te Zi. Shqiperia mbetet epiqendra e kerkimeve qe nga zanafilla e historise se 46-vjecarit kosovar. Paralelisht, nje lajm i mire erdhi per te gjithe teleshikuesit e dites se premte te televizionit "Klan", se Sadik Abazi i humbur ne Poloni, tashme eshte lidhur nepermjet telefonit me familjen ne Shqiperi. Ky lajm u konfirmua nga babai i tij Osman Abazi, vetem perpara nje ore se te fillonte transmetimi i emisionit "Njerez te Humbur". Po ashtu nje histori e re u publikua ne pjesen e fundit te emisionit. Sadik Qepi i larguar nepermjet skafit nga qyteti i Vlores per ne drejtim te Italise, ka humbur kontaktet me familjen nga Bari, disa dite pasi ai mberrin ne Itali. Gjurmet e para te tij u shenjuan ne Bari si dhe ne Rome. Se fundmi, emisionit "Njerez te Humbur" i eshte shtuar edhe nje rubrike e re e historive te pazgjidhura. Kesaj here u publikua edhe nje here historia e Ardian Golemit, i humbur qe ne vitin 1990. Pista e fundit ku jane perqendruar kerkimet, ka qene ajo e Turqise. Edhe kesaj here telefonues te tjere, treguan se Ardiani eshte pare te pakten deri ne vitin 2005, ne Stamboll dhe ishulli ne te cilin jetonte ndodhej mes Turqise dhe Greqise.

Telefonon pas disa muajsh ne shtepine e tij Sadik Abazi
Nje lajm i mire u publikua per te gjithe teleshikuesit, qe ne pjesen e pare te emisionit. Sadik Abazi, i humbur qe ne daten 25 shkurt te vitit 2010, nuk kishte kontaktuar me familjen dhe prej disa muajsh askush nuk dinte se cfare behej me te. Sadiku ishte i martuar me nje shtetase polake, prej vitit 2007 dhe jetonte se bashku me te ne qytetin Zamosc. Prinderit e tij kane qene te shqetesuar per te, pasi ai kishte probleme dhe me shendetin e tij dhe mund t'i kishte ndodhur dicka. Denoncimi i historise se humbjes se tij, vuri ne levizje stafin e emisionit te perjavshem "Njerez te Humbur", qe u lidhen menjehere me ambasaden shqiptare ne Poloni, qe u tregua shume e gatshem per te ndihmuar ne gjetjen e Sadik Abazit ne Zamosc, aty nga ku ai ka shkeputur lidhjet me familjen. Punonjes te ambasades, kishin mundur te saktesonin adresen aktuale te Sadikut dhe i kishin nisur nje leter, duke i bere te ditur se familja ne Shqiperi e kerkonte dhe ishte e shqetesuar per te. Sapo Sadiku kishte marre letren, kishte telefonuar familjen dhe me ne fund ankthi per djalin e tyre kishte marre fund. Lajmin e mire, babai i Sadikut e percolli tek emisioni "Njerez te Humbur" disa minuta perpara transmetimit direkt ne televizionin "Klan". Keshtu, me ne fund nje tjeter person largohet nga familja e madhe e te humburve dhe i bashkohet familjes se tij.
Perforcohet prania e Shpend Bucaj, ne Shqiperi pas dites se humbjes
Vazhdon te mbetet mister largimi shumevjecar i Shpend Bucaj. Kjo jave solli nje seri verifikimesh te njepasnjeshme ne territorin shqiptar, si pista e vetme kryesore deri tani. Kete jave stafi i gazetareve udhetoi drejt qytetit te Shkodres, deri ne Velipoje afer grykederdhjes se Bunes ne Adriatik. Interesimi fillimisht u be ne spitalin rajonal ne Shkoder, nese Shpendi ne ate kohe eshte shtuar aty menjehere pas mberritjes me not ne ujerat shqiptare. Ky verifikim u be edhe pas nje deshmie te rendesishme te nje qytetari nga Shkodra, qe deklaroi se kishte qene me te ne vitin 1983. Kerkimet u bene ne regjistrat e pacienteve te shtruar ne ate kohe, por nuk rezultoi asnje person, ne ate kohe i shtruar ne kete spital me emrin e Shpend Bucaj dhe per me teper, asnje person nga Kosova. Po ashtu u pyeten edhe banore te zones perreth Velipojes nese kishin degjuar ne ate kohe, ndonje histori te ngjashme me ate qe mund t'i kishte ndodhur Shpend Bucaj, por pergjigja ishte negative. Asnje person nuk kishte ardhur ndonjehere nepermjet kufirit detar dhe te ishte kapur nga rojet kufitare. Perpos ketyre verifikimeve, kete te premte mberriten informacione se Shpendi ka qendruar ne disa qytete te tjera te Shqiperise si ne Lac, Kruje, Tropoje apo ne Tirane. Bashkepunimi eshte bere edhe ne nivel institucional, nepermjet lidhjes me Ministrine e Brendshme, per te kontrolluar ne ish-arkivat e vizave te viteve para 1990-es, nese Shpendi mund te jete i regjistruar per t'u pajisur me pasaporte dhe vize. Nga Gjermania interesimi eshte duke u bere nepermjet korrespondentes atje, qe eshte duke kerkuar neper fabrikat industrial ku pretendohet se Shpendi ka punuar ne vitin 1984.

I humbur prej vitit 1998, serish ne Itali gjurmet e Sadik Qepit
Ne Itali mendohet te gjendet ende e verteta e Sadik Qepit. Fati i tij i kryqezuar mes dy qyteteve, Barit dhe Romes, behet akoma me enigmatik per 12 vitet qe ai ka humbur. Sadik Qepi ka lindur ne qytetin e Vlores dhe aktualisht eshte 29 vjec. Ai eshte larguar ne drejtim te shtetit italian me 29 nentor te 1998 dhe ka humbur lidhjet me familjen vetem nje dite me pas, me 30 nentor 1998. Ai u nis me skaf ne ate kohe vetem 17 vjec. Sapo ka mberritur ne Bari, Sadiku ka telefonuar xhaxhain e tij per ta pritur. Xhaxhai, Naim Qepi ne pamundesi per te shkuar per ta marre atje e orienton me ane te telefonit per te ardhur ne Rome. Atehere, Sadiku ka marre trenin qe te con nga Bari ne Rome sebashku me nje shokun e tij. Ky i fundit ka treguar se Sadiku ka ndaluar ne stacionin e Foxhias dhe prej aty nuk e ka pare me. Ky eshte dhe personi i fundit qe e ka pare, sepse prinderit e Sadikut nuk moren vesh me vone asnje sinjal te djalit te tyre. Reagimet ishin te menjehershme ne studion e "Njerez te Humbur". Shume telefonues sollen edhe sugjerime e tyre per sa i perket orareve ne te cilat niseshin trenat ne ate vit, kur ka udhetuar edhe Sadiku. Nderkohe, te tjere telefonues shprehin me siguri se deri ne vitin 2001 e kane pare ne Rome dhe ne Bari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›