SHBA: Kemi interes per Kosoven e pavarur
PRISHTINE - Kosova e pavarur dhe stabile eshte interes, jo vetem i popullit te saj, por edhe i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, deklaroi sot ne Prishtine, ndihmessekretari i Shtetit per ceshtjet e zbatimit te Ligjit per narkotike ne nivel nderkombetar, Dejvid Xhonson. Keto komente, zyrtari amerikan i beri pas nje takimi qe zhvilloi me zevendeskryeministrin Hajredin Kuci dhe zyrtare te tjere nga Qeveria e Kosoves. Xhonson tha se funksionimi i institucioneve demokratike, vendosja e sundimit te ligjit, luftimi i krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafikimeve te ndryshme, do t'i hapte rrugen Kosoves drejt integrimit te saj ne strukturat euroatlantike. "Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara per prosperitetin dhe paqen e Kosoves se pavarur, si nje shtet qe do te jete shtepi e te gjitha komuniteteve dhe i cili do te jetoje ne paqe me te gjitha vendet fqinje", tha Xhonson. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin angazhimet e vendeve te Ballkanit kunder rrjeteve kriminale qe merren me kontrabande e trafikime nga me te ndryshmet. "Mandati im eshte qe ta promovoj bashkepunim nderkombetar kunder kercenimeve transnacionale dhe rrjeteve kriminale te krimit te organizuar, sic jane ato te trafikimit me narkotike dhe qenie njerezore", theksoi Xhonson. Ne kete aspekt, ai tha se Shtetet e Bashkuara do te ndihmojne institucionet e Kosoves qe t'i rrisin kapacitetet e tyre per luftimin e ketyre dukurive.
Zyrtari amerikan tha se nuk do te deshironte te komentonte raste te vecanta, sic jane hetimet e fundit qe ka iniciuar EULEX-i ndaj zyrtareve vendore. Por, sipas tij, cfaredo hetimi nuk mund te rezultoje me destabilizimin e Kosoves, nese ajo do te arrije te ndertoje institucione te fuqishme dhe vendose sundimin e ligjit. "Policia e Kosoves dhe organet tjera eshte me rendesi qe t'i marrin persiper obligimet dhe pergjegjesite ne menyre qe luftojne korrupsionin shume seriozisht", tha Xhonson.
Nderkohe qe per Kosoven, shtoi ai, nuk do te mungoje as ndihma e partnereve amerikane dhe atyre evropiane ne permbushjen e ketyre qellimeve. Nderkaq, zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se Qeveria e Kosoves eshte e perkushtuar per vendosjen e sundimit te rendit dhe ligjit. Ai u shpreh se do te kete bashkepunim edhe me EULEX-in, Qeverite e vendeve mike, si edhe ato te rajonit me qellim te luftimit te perbashket te kercenimeve qe mund te vijne nga rrjetet e krimit transnacional. "Qeveria e Kosoves ka vullnet, gatishmeri dhe guxim per te luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe dukurite tjera negative dhe ne kete drejtim e ka dhe do ta kete rolin prijes me bashkepunimin e EULEX-it dhe te tjereve, duke dashur qe nga kjo lufte dhe ky angazhim te merren si pika pozitive per Kosoven, qytetaret e saj dhe vendin ne teresi", theksoi Kuci.
Ndihmessekretari i Shtetit per ceshtjet e zbatimit te Ligjit per narkotike ne nivel nderkombetar, Dejvid Xhonson, zhvilloi takime te ndara edhe me ministrin e Brendshem, Bajram Rexhepi, dhe ate te Drejtesise, Haki Demolli. Pervec ceshtjeve te bashkepunimit ne luftimin e krimit tejkufitar ne rajon, zyrtari amerikan perseriti se Shtetet e Bashkuara duan ta shohin nje Kosove stabile, pjese te integruar ne strukturat euroatlantike.