Hidhet ne ere banesa, dy te vdekur
TIRANE - Nje shperthim i fuqishem ne nje banese ne Sauk, shume prane Akademise se Policise, i ka marre jeten dy personave, ndersa tre te tjere jane plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, rreth ores 09.40 ne banesen private te Xhevdet Xhebrahimit ne Sauk, i cili mbeti i vdekur ne vend nga ky shperthim. Viktima e dyte e ngjarjes, eshte Luan Brahja, i cili ndodhej rastesisht ne banesen e Xhevdet Xhebrahimit, ndersa te plagosur kane mbetur bashkeshortja e Xhevdetit, Fatbardha dhe dy femijet e tyre, Shpresa dhe Altini. Ata jane derguar ne spital, me djegie te shkalleve te ndryshme. Shtepia dykateshe ku ka ndodhur ngjarja, ka pesuar deme te konsiderueshme, ndersa catia eshte shkaterruar plotesisht.
Ngjarja
Mengjesin e djeshem kater pjesetaret e familjes Xhebrahimi, ndodheshin ne shtepi, ku u kishte ardhur edhe nje miku i tyre Luan Brahja, per te rregulluar nje televizor.
Kur akrepat e ores donin edhe disa minuta te shenonin oren 10.00, nje shperthim i fuqishem ka hedhur ne ere katin e dyte te baneses se kesaj familjeje. Fillimisht eshte menduar se shperthimi eshte shkaktuar nga ndonje bombol gazi. Por me vone pas kryerjes se ekspertizes, ky version ka rene. Policia e cila eshte njoftuar per ngjarjen, ka shkuar menjehere ne banese bashke me forcat e zjarrfikeseve. Por ne vendngjarje nuk eshte konstatuar zjarr, vec shperthimit te fuqishem. Policia raportoi qe ne fillim per dy viktima i zoti i shtepise Xhevdet Xhebrahimi 71 vjec dhe Luan Brahja, 36 vjec, i aferm i familjes Xhebrahimi. Mesohet se Brahja, me pune shofer ne nje ambasade ne Tirane, ndodhej rastesisht ne banesen ku ndodhi ngjarja, pasi po montonte nje televizor, bashke me te zotin e shtepise. Te dy viktimat jane ndodhur shume prane vatres se shperthimit, ndaj dhe vdekja ka qene e menjehershme. Ndersa gruaja e Xhevdetit, Fatbardha 65 vjece dhe dy femijet e tyre Altini 32 vjec dhe Shpresa 28 vjece, ndodheshin ne nje nga dhomat e tjera te shtepise dykateshe. Ata jane derguar menjehere drejt spitalit, me plage te renda ne trup.
Hetimet
Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise se komisariatit nr.1, Tirane, si dhe kreret e Drejtorise se Policise se Qarkut, Tonin Vocaj dhe Gjegji Jorgo. Specialistet anti-eksploziv, ekspertet xheniere, si dhe ekpertet kriminalist, kane morre masa te shpejta per evakuimin e personave te tjere te cilet ndodheshin ne banese, si dhe be evakuimi i zones perreth vendit te ngjarjes. Te dhenat pas kryerjes se ekspertizes se pare ne lidhje me shkaqet, hodhen dyshime se shperthimi mund te kishte ndodhur si pasoje e plasjes se ndonje bombole gazi, apo defekti ne rrjetin elektrik. Por pas rreth 4-5 ore pune ne vendin e shperthimit, policia sqaroi se nuk kishim te benim me nje shperthim aksidental nga gazi. Pas oreve te drekes, policia ka perfunduar ekspertimin e dyte ne banese, ku pasi kane marre ne keqyrje copat e mbetura nga shperthimi, ekspertet e policise kane dale ne konkluzionin se shperthimi nuk ka ardhur per shkak te nje bombole gazi, por pa bere te ditur llojin e lendes shperthyese, apo arsyen e sakte te shperthimit. Dyshohet se lenda plasese mund te kete qene e vendosur ne televizor dhe ka shperthyer ne momentin qe tekniku po perpiqej ta vinte ate ne pune. Nje nate me pare mesohet se familja Xhebrahimi ka qene e ftuar ne dasem dhe ne shtepi nuk kishte pasur njeri. Hetimet jane duke u kryer intensivisht, nese kemi te bejme me ndonje eksploziv te vendosur qellimisht, apo shperthimi ka ardhur nga ndonje tjeter faktor. Pas kerkimeve per te kaluaren e viktimave, policia eshte perqendruar vecanerisht edhe ne nje piste tjeter. Mesohet se Xhevdet Xhebrahimi kishte qelluar ne vitin 2000 per vdekje nje person dhe per pasi kishte kryer disa vjet burg ishte liruar. Nga te dhenat dyshohet se familja Xhebrahimi mund te kete pasur ne banese nje sasi eksplozivi per shkak te nje hasmerie te vjeter dhe nga faktore te ndryshem mund te kene nxitur shperthimin. Por te gjitha keto hipoteza, mbeten per t'u zbardhur nga puna hetimore e policise. Burime zyrtare te policise bene te ditur se aktualisht po hetojne ne dy pista, ne ate te ngjarjes aksidentale dhe ate te nje ngjarje te mundshme kriminale. Policia ka shoqeruar disa persona, mes te cileve edhe te aferm te familjes Xhebrahimi. Ata jane marre ne pyetje ne lidhje me ndonje konflikt te koheve te fundit, apo ndonje histori te vjeter te pambyllur te kesaj familje. Gjithashtu jane marre ne pyetje edhe persona te tjere, qe kane ndonje te dhene ne lidhje me shkaqet e ngjarjes. Deri tani nuk behet e ditur te kete ndonje person te dyshuar, apo te arrestuar per ngjarjen.
09.40
Ora kur nje shperthim i fuqishem, u degjua ne banesen e familjes Xhebrahimi ne Sauk, ku per pasoje humbi jeten kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, si dhe i afermi i tij Luan Brahja. Te plagosur mbeten 3 pjesetaret e tjere te familjes, gruaja Fatbardha dhe dy femijet Altini dhe Shpresa.
Ekspertiza
Pas ekspertizes e pare ne vendngjarje, u dyshua se shperthimi mund te jete shkaktuar nga ndonje bombol gazi. Por ne oret e drekes, gjate ekspertizes se dyte ne banese, policia konfirmoi se shkak nuk ka qene gazi, por ndonje lende tjeter, qe dyshohet te jete eksploziv.
Hetimet
Policia ka shoqeruar disa persona, mes te cileve edhe te aferm te familjes Xhebrahimi. Ata jane marre ne pyetje ne lidhje me marredheniet e kesaj familje, per ndonje konflikt te mundshem te saj. Deri tani policia nuk ka ndonje te dyshuar si autor te ngjarjes.
Mjeket: Te plagosurve, nuk u rrezikohet jeta
Tre anetaret e familjes Xhebrahimi, nena dhe dy femijet e saj, jane derguar pas ngjarjes ne spitalin "Nene Tereza" me plage te renda ne trup, ne repartin e djegie plastikes. Mjeket sqaruan se trupat e tyre kane pesuar djegie te shkalleve te ndryshme, ndersa jane gjetur edhe sende te ndryshme qe u jane ngulur ne trup si pasoje e forces se shperthimit. Mjeku Sokol Isaraj, tha se "te plagosurit kane ne trup plage djegieje dhe plage prerese te fundit te shkaktuara nga perplasja me sendet te forta, gjate shperthimit". Plage te lehta ka marre Shpresa Xhebrahimi. "Te plagosurit u sollen dje rreth ores 10.15-10.30. Nena dhe e bija, nuk kane demtime te medha dhe aktualisht jane te stabilizuara. Nena nuk ka demtime pothuajse fare, me shume e kemi mbajtur per observacion, sepse ishte goditur diku ne gjoks, si dhe eshte diabetike. Kurse i semuri tjeter qe eshte moshe me e re, eshte demtuar paksa me shume, pasi ka plage djegie te kombinuara me plage te shkaktuara nga gervishtje dhe prerje. Edhe ai eshte jashte rrezikut. Djali eshte ne Reanimacion, ndersa nena dhe vajza jane derguar ne dhoma", pohoi mjeku i djegie plastikes, Sokol Isaraj.