E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata liron doganierin nga Lazarati

Gjirokaster - Punonjesi i doganes se Kakavijes, Agron Basha, i akuzuar per "shperdorim detyre", eshte liruar dje nga Gjykata e Faktit ne Gjirokaster. Ndersa gjykata ka vendosur masen e sigurise "arrest ne burg" per tregtarin, Pellumb Kaziun, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale te "kontrabandes me mallra te tjera"dhe "pervetesim i titujve apo i detyres shteterore". Dy te pandehurit u arrestuan tre dite me pare nga policia, pasi gjate nje kontrolli, Kaziut iu gjet nje ngarkese me 16 televizor plazma, ndersa u evidentua se nuk ishte paguar asnje detyrim doganor, teksa kishin hyre nga Greqi ne drejtim te doganes se Kakavijes. Ne momentin e kontrollit te ngarkeses Kaziu iu prezantua punonjesve te policise, si oficer policie i Krimit Ekonomik ne Tirane nderkohe qe mbi kabinen e automjetit me xhama te zinj, me te cilin transportohej ngarkesa me televizore, ai mbante nje feneline me ngjyre blu te ndezur, ndersa mbi kroskotin e makines, nje tabele si ato qe perdor policia rrugore per ndalimin e automjeteve. B. K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›