E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bastis shtepine e Sarkozi

Policia ka bastisur shtëpinë dhe zyrat e ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi, në kërkim të provave për akuzën e mashtrimit financiar të ngritur kundër Sarkozy edhe më parë.
Një firmë ligjore në pronësi të Sarkozi, po ashtu iu nënshtrua bastisjes.
Hetimet kanë të bëjnë me fushatën presidenciale të Sarkozy ne 2007 per te cilen dyshohet se ka marre fonde ilegale nga nje prej grave e te pasura te frances Liliane Bettencourt.
Sarkozy akuzohet se ka përfituar miliona euro nga Bettencourt, duke shkelur ligjin zgjedhor francez që kushtëzon donacionet individuale për kandidatët për president, në jo më shumë se 4800 euro.
Edhe gjatë ushtrimit të detyrës si president, Sarkozy është akuzuar për përfitime donacionesh në mënyrë të paligjshme dha ka qenë pikërisht emri i Liliane Bettencourt ai që ka dalë në mediat vendase.
Sarkozy ka mohuar çdo lloj akuze. Ish-presidenti aktualisht ndodhet në Kanada me familjen e tij, bëri të ditur avokati i tij Thierry Herzog për agjencinë e lajmeve AFP.
Në zgjedhjet presidenciale në maj, Sarkozy humbi nndaj rivalit të Fransua Hollonde, ndërsa imunitetin presidencial e humbi në muajin qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›