Gjendet çifti rus, ngrijnë për në Mont Blank
Gjenden pa jetë çifti rus, të cilët kishin ndërrmarë rrugëtimin për të arritur në malin Mont Blank të Francës. Ata kishin humbur gjurmët një javë më parë.
Zyrtarët thanë se dy bashkëshortët Tatjana Zaharova dhe Mihal Zaharov, ishin gjetur në tendën e tyre të vdekur nga hipotermia dhe mungesa e oksigjenit, për shkak të sasisë së madhe të borës.
Çifti kishte provuar të ngjitet në majën e lartë 4807 metra, pavarësisht të gjitha kushteve jo të përshtatshme nga moti i ftohtë. Në verën e vitit 2010, të dy ishin ngjitur me sukses në Mont Blank.