Vëllai i Osmakac, akuzat e FBI-së janë false
FLORIDA- VIDEO – Vëllai i të dyshuarit për sulme terroriste, kosovarit të natyralizuar në amerikan Sami Osmakac, thotë se ai është i pafajshëm. Ai ka folur për 10 news, dhe duke mos dashur të zbulojë fytyrën dhe emrin e tij, është shprehur se gjithçka çfarë është duke thënë FBI-ja pas arrestimit të tij, është e gjitha false.
Sipas autoriteteve federale, Osmakac kishte planifikuar të vriste njerëz të pafajshëm, dhe si pjesë e një komploti terrorist ai po përgatiste vendosjen e një bombe në një makinë, të merrte persona peng dhe të hidhte në erë disa ndërtesa.
Në internet mund të shihet një video, ku Osmakac ka përdorur emrin Abdul Samia, ku shfaqet duke folur për islamin. Në fakt, autoritet thonë se Osmakac ka përdorur deri në 6 emra të ndryshëm.
Në tjetër video tregon Osmakac që përfshihet në një grindje përpara një koncerti të Lady Gaga-s në Tampa, Florida. Osmakac është mbajtur nën arrest për pak kohë.
Fqinjët, të pyetur nga televizioni tregojnë se kanë mbetur të shokuar nga lajmi, duke dëshmuar gjithashtu se ata kurrë nuk kishin dyshuar se 25- vjeçari mund të ishte i përfshirë në histori të tilla.
Nëse ai shpallet fajtor, rrezikon te denohet me burgim te perjetshem dhe 50.000 dollare gjobe.