21 janari, homazhe dhe vizita në familjet e protestuesve të vrarë
10/01/2012 PS përcakton axhendën politike, thirret kryesia dhe Asambleja
Partia Socialiste ka përcaktuar programin e saj politik për këtë sesion të ri. Kështu, veç veprimeve që do të ndërmerren në strukturat e saj partiake, lidershipi socialist ka detajuar dhe prioritetet mbi të cilën do të përqendrojë oponencën parlamentare. Ky program u miratua dje nga Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste dhe do t’i kalojë për miratim kryesisë socialiste dhe Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Pjesë e këtij takimi ishte dhe diskutimi për ngjarjet e 21 janarit, ku është vendosur zhvillimi i homazheve dhe vizitave në nderim të protestuesve të vrarë në këtë protestë.
Takimi
Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste u mblodh dje për të vendosur mbi programin politik të kësaj partie për sezonin e ri. I drejtuar nga kryetari i PS-së Edi Rama, sekretarët socialistë dhe kryesia e grupit parlamentar të kësaj partie kanë miratuar prioritetet politike, të fokusuara në dy kahe: në zhvillimet brenda kampit socialist dhe në debatin parlamentar. Por ndërkohë ky takim vetëm sa ka hartuar draftin mbi këtë axhendë, pasi lidershipi socialist do të thërrasë në mbledhje të posaçme kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare të PS-së brenda muajit janar.
Vendimi
Në takimin e zhvilluar dje lidershipi socialist ka propozuar që të mbahen homazheve në kujtim të 21 janarit 2011. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se pjesë e aktiviteteve që pritet të organizohen për një ditë të tillë janë homazhet pranë familjeve të 4 protestuesve që humbën jetën atë ditë. Po kështu mësohet se përfaqësues të Partia Socialiste dhe të forumit rinor eurosocialist do të zhvillojë homazhe edhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku një vit më parë mbetën të vrarë gjatë demonstratës të organizuar nga PS-ja Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Megjithatë, pritet që kalendari më i saktë aktiviteteve në kujtim të protestuesve të vrarë të zyrtarizohet nën ditët në vijim.
Protesta e 21 janarit
Një vit më parë, saktësisht më 21 janar, Partia Socialiste organizoi një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila përfundoi me vrasjen e demonstruesve dhe plagosjen e dhjetëra persona të tjerë, protestues e përfaqësues të uniformave blu. Pavarësisht se kjo ishte paralajmëruar një protestë paqësore, faktet dhanë një panoramë krejt tjetër.
Axhenda politike
Zgjedhjet presidenciale, ato parlamentare, por dhe debati për projektligjet me shumicë të cilësuar, të rëndësishme për integrimin e vendit, ishin pjesë e axhendës politike të miratuar dje nga PS-ja. Ndërkohë për të formalizuar një axhendë pritet që gjatë këtij muaji të mblidhet kryesia e PS-së dhe Asambleja Kombëtare e kësaj partie.