E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Çështja e Kosovës, zgjidhje për palët

Presidenti serb Boris Tadiç deklaron se për çështjen e Kosovës duhet të gjenden zgjidhje, të cilat do të kënaqnin interesat e të dyja palëve, sikundër dhe të fuqive të mëdha.

“Ne duhet të gjejmë aleatë në këtë proces. Ky problem është internacionalizuar dhe në fushën ndërkombëtare duhet të gjejmë zgjidhje. Për Kosovën në esencë vendosin fuqitë e mëdha, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania.

Gjatë një interviste për gazetën “Nedeljnik”, Tadiç ka theksuar se zgjidhja sipas tij duhet të përmbajë katër pika të rëndësishme.

Ato janë: zgjidhje të veçantë për manastiret serbe dhe administrimin e komplekseve të manastireve, garanci të posaçme për serbët në enklava, rregullimin e çështjes së pasurisë të qytetarëve serbë dhe të shtetit dhe zgjidhje të veçantë për veriun e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›