Gjendet e braktisur në rrugë, foshnja e sapolindur
Mjekë të këtij spitali pohojnë se vajza e braktisur nga e ëma kishte lindur dy ditë më parë. Sipas tyre, foshnja ishte veshur mirë dhe e ushqyer.
SHKODËR - Braktiset foshnja e sapolindur. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:00, kalimtarë të rastit kanë gjetur anës rrugës, në afërsi të Kishës së Fretërve në qytetin e Shkodrës, një vogëlushe të seksit femër. Mësohet se të qarat e foshnjës kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët kanë sinjalizuar menjëherë policinë për ngjarjen. Fëmija është dërguar në Maternitetin e Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekë të këtij spitali pohojnë se vajza e braktisur nga e ëma kishte lindur dy ditë më parë. Sipas tyre, foshnja ishte veshur mirë dhe ushqyer. Policia po heton për identifikimin e nënës së fëmijës dhe shkaqeve që çuan në braktisjen e së bijës.
(s.g/BalkanWeb)