Presidenti cek takime me Berishën, Ramën e Topallin
Takimet e presidentit cek kanë vijuar në kryeministri ku është pritur nga kreu i qeverisë, Berisha, në Parlament nga Topalli dhe në Bashkinë e Tiranës nga Rama. Në këto takime theksi u vendos në bashkëpunimin mes 2 vendeve.
TIRANE- Presidenti cek Klaus është takuar gjatë ditës së hënë me kryeministrin e vendit Sali Berisha, kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarin e Partisë Socialiste njëhkohësisht kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama. Në takimin e zhvilluar në kryeministri, kreu i qeverisë duke e cilësuar këtë ditë historike për Shqipërinë, falënderoi presidentin cek për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në NATO. Biseda është ndalur ndër të tjera në infrastrukturë ku presidenti Klaus shprehu interesimin e madh të kompanive ceke. Interesimi i investitorëve cekë ka gjetur mbështetjen e kryeministrit Berisha i cili i ofroi ata edhe në projektet e qeverisë për rinovimimin e rrjetit hekurudhor dhe portet e mëdha në vend.
Në takimin që presidenti cek zhvilloi me kryeparlamentaren Topalli theksi u vu tek ndryshimet në infrastrukturë, në reformat e rritjes ekonomike dhe zhvillimet politike në vend. Në vijim biseda u përqëndrua në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Cekisë në fusha të zhvillimit ekonomik, vecanërisht në sektorin ekonomik dhe të turizmit.
Presidenti cek është nderuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës me celësin e kryeqytetit. Dhurata u bë në ambientet e institucionit vendor në shenjë vlerësimi që kreu i bashkisë rezervon për njerëz të shquar dhe vizitorë të nderuar të Tiranës. Takimi mes Ramës dhe Klaus u përqëndrua kryesisht në marëdhëniet mes dy vendeve dhe intensifikimin e tyre. (e.n/News24/BalkanWeb)