Raporti i OKB për zhvillimin human, Shqipëria e 70-ta
NEW YORK-Publikohet raporti i vitit 2009 i OKB për zhvillimin human, i cili e rendit Shqipeërinë në vend të 70-të, në listën e vendeve të mira për të jetuar. Lista e vendeve të shqyrtuara është 182 dhe në krye të listës qendron Norvegjia, i cili konsiderohet si vendi më i mirë në botë për të jetuar. Në këtë raport, në fakt janë shqyrtuar të dhënat para krizës ekonomike globale dhe renditja është bërë në bazë të të dhënave për secilin shtet për jetëgjatësinë, standartin e jetesës, arsimimin, shëndetësinë etj. Në lidhje me Shqipeërinë, raporti thotë se gjithë komponentet e zhvillimit human në Shqipëri janë rritur me 0.6% cdo vit. Llogaritja është bërë nga viti 2000-2007. Raporti thotë se të ardhurat për frymë në Shqipëri e rendisin vendin tonë në vendin e 93 nga 182 shtete, ndeërkohë që treguesit janë të mirë për edukimin e të rinjve. Sidoqoftë kritiket thonë se keto të dhëna kanë ndryshuar ndjeshëm tashmë për gjithë botën, pas krizës së madhe ekonomike që preku botën në fund të 2008 dhe gjithë këtë vit. Nigeria është vendi i fundit në listën e OKB si shtet i mirë për të jetuar, ku treguesit në të gjitha fushat janë shumë të ulët.
(m.a/News24/BalkanWeb)