E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentat e reja të identifikimit, radhë të gjata në Korcë

Vazhdojnë radhët e gjata në zyrën e aplikimit në qytetin e Korcës. Cdo ditë, dhjetra qytetarë paraqiten në operatorin e vetëm në këtë qytet, por pa mundur të aplikojnë apo të tërheqin në kohë dokumentetet e reja të identifikimit. 

KORCE- Edhe pse procesi i aplikimit për dokumentat e reja të identifikimit ka nisur që prej muajit janar, në KOrcë vazhdojnë radhët e qytetarëve që kërkojnë të pajisen me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Por pavarësisht interesimit dhe problemeve të denoncuara herë pas here, procesi vazhdon të ecë me ritme të ngadalta ashtu sikurse dhe muaj më parë kur qytetarët endeshin në dyert e zyrës së aplikimit e cila në qytetin e Korcës ka vetëm një operator. Qytetarët detyrohen të presin për orë të tëra në radhë pa mundur të mbarojnë punë. Përpjekjet për të marrë një informacion në të vetmin operator që kryen shërbimin pranë kësaj zyre janë të pamundura pasi asnjëri nga punonjësit nuk pranon të japë shpjegim në lidhje me situatën e krijuar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›