E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e pajetë 35-vjeçarja, e afërme e 51-vjeçarit që vrau gruan e veten

Ambulanca Korçë- Është gjetur sot e pajetë në banesën e saj, një grua 35-vjeçare në fshatin Sovjan të Korçës. Sipas policisë viktima Bruna Pasholli, nënë e një fëmije të mitur, ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se 35-vjeçarja ishte kushëria e parë e 51-vjeçarit, Edmir Jazxhiu. Ky i fundit tronditi opinionin publik kur brenda banesës së tij në Tiranë vrau më armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Sakaq bëhet me dije se vrasja në familjen Jazxhiu e kishte tronditur 35-vjeçaren. Ka qenë bashkëshorti i kësaj të fundit që e ka gjetur pajetë.

Trupi i gruas ndodhet në morg ku do ti nënshtrohet analizave mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›