Korçë, vdes edhe kushurira eEdmir Jazxhiut, e tronditur
Të tjera rreth shkrimit Djali i çiftit Jazxhi tentoi vetëvrasjen Flet vëllai i Dallandyshe Jazxhiut Tragjedia në familjen Jazxhi në Tiranë
KORÇE - Tragjedia për familjen Jazxhiu merr përmasa më të mëdha, dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku burri vrau gruan dhe më pas edhe veten. Mëngjesin e sotëm u gjet e vdekur në banesën e saj edhe kushurira e Admir Jazxhiut nga Korça, disa orë pasi ajo ishte kthyer nga ceremonia e varrimit në kryeqytet.
Brunilda Besolli, 35 vjeçe nga fshati Sovjan i Korçës, nënë e një vajze të mitur, është gjetur e vdekur në gjumë në rrethana ende të paqarta. E vdekura u zbulua nga familjarët e saj dhe sipas tyre vdekja ka ndodhur ndërsa ishte duke fjetur.
Vjehrri i saj tregoi për mediat se ajo u trondit tej mase kur mësoi për ngjarjen e 48 orëve më parë, pasi sipas tij, ajo ishte shumë e lidhur me kushurin e saj. I vjehrri tregon se Brunilda nuk vuante nga depresioni dhe përjashton pistën e vetëvrasjes. Sipas tij, vdekja e saj mund të jetë natyrale. Trupi i pajetë i saj u dërgua në morgun e qytetit dhe sot do t'i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.
Çifti Jazxhi u vra në banesë dy ditë më parë për shkak të konflikteve të brendshme. Edmir Jazxhi vrau të shoqen, Dallandyshen dhe më pas edhe veten me të njëjtën armë. Ata kishin dy fëmijë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)