Transplanti i plotë i fytyrës, kthehet në shtëpi personi me fytyrë të rindërtuar
Pas vetëm 3 muajsh në spital, personi i parë që ka bërë transplantin e fytyrës në Poloni, mundi të kthehet në shtëpi.
Mjekëve në qendrën onkologjike të Glivais, iu deshën 27 orë për të realizuar këtë operacion delikat që i dha fytyrë të re një punëtori 33 vjeçar që kishte mbetur i dëmtuar rëndë pas një aksidenti.
Professor Sebastian Gibël shpjegon “U verifikua një rrezik i madh i paprecedent, krahasuar me operacionet e tjera analoge. Nuk kishim kompatibilitetin imun të duhur dhe antigene për pajtueshmërinë. Për shembull, gjatë transplantim të parë që ishte bërë në Francë, 5 ose 6 antigene ishin kompatibël, ndërsa në transplantin tonë vetëm 2 ishin të tilla, ndaj rreziku i refuzimit ishte i lartë”.
E veçanta e këtij transplanti që zgjati 27 orë, ishte në faktin se u krye në një distancë kohore shumë të shkurtër nga aksidenti.
Transplantet e fytyrës janë shumë të rralla dhe të komplikuara me procedura përgatitjeje që nganjëherë kërkojnë muaj, për të mos thënë vite.
Profesor Adam Meisijexhefski shpjegon: “Vështirësia qëndronte në faktin se ishte operacioni i parë i këtij lloji, i realizuar në kushtet e emergjencës. Lëkura ishte aq shumë e dëmtuar, saqë nuk do të ishte shëruar as edhe në momentin e një operacioni të programuar. Në transplantet e mëparshme të fytyrës të bëra në pjesën tjetër të botës, trupat kishin pasur kohën e duhur për t’u përgatitur për përballimin e këtij operacioni kompleks”.
Pacienti ka bërë përparim të madh me ndihmën e këtij operacioni. Mund të lexojë, të ndiejë shijet dhe madje dhe të nuhasë disa aroma. Është ende e vështirë mundësia për të folur për shkak se muskujve të fytyrës së tij, u duhen kohë për të rifituar lëvizshmërinë e dikurshme. Nga viti 2005 deri më sot transplante të këtij tipi janë bërë në rreth 24 persona.