Gjendet e vdekur kushërira e Edmir Jazxhiut. 51-vjeçari vrau gruan dhe veten
KORCE-Një 35-vjeçare nga fshati Sovjan i Korçës është gjetur ditën e sotme e vdekur në banesë.
Viktima është identifikuar si Bruna Pasholli, nënë e një fëmije të mitur. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 35-vjeçares, por mësohet se viktima ishte e afërme e 51-vjeçarit, Edmir Jazxhiu, i cili 2 ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten në banesën e tyre në Tiranë.
Sipas bashkëshortit të viktimës, Fredi Pasholli, 35-vjeçarja ishte shumë e lidhur me Edmir Jazxhiun, të cilin e kishte djalë halle dhe vrasja e dyfishtë e kishte shokuar atë.
Në një intervistë për "News 24" ai tregon se sot në mëngjes pasi ishte larguar nga shtëpia, ajo i kishte thënë se nuk ndjehej mirë, por kur ishte kthyer e kishte gjetur të vdekur.
Trupi u dërgua në morg për ekzaminimin mjeko-ligjor. Policia ndërkaq ka nisur hetimet, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.
(d.b/BalkanWeb)