Pukë, zjarri vijon të djegë pyjet e Krrabit, ndërhyn për shuarje dhe ushtria
PUKE-Zgjerohet ndjeshëm vatra e zjarrit në pyjet e Krrabit në Pukë. Zjarri i shfaqur që prej së premtes ka marrë përmasa të mëdha duke djegur sipërfaqe të mëdha me pyje.
Për shuarjen e zjarrit krahas një grupi zjarrëfikës të Pukës, janë angazhuar edhe 50 forca të ushtrisë të ardhura nga Vau i Dejës. Në përhapjen e zjarrit kanë ndikuar erërat e forta. Kjo vatër e aktivizuar që të premten ka dalë jashtë kontrollit duke shkrumbuar tërësisht një pjesë të madhe të pyjeve të Krrabit. Ndërkohë, ditën e sotme një vatër tjetër zjarri është shfaqur në pyjet e Munellës, një situatë kjo e përsëritur brenda pak kohësh.
(d.b/News24/BalkanWeb)