E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Felaj serish akuza ndaj Rulit

Partia Socialiste akuzoi serish dje ministrin Genc Ruli ne kohen kur ai drejtonte dikasterin e Ekonomise per abuzim me koncesionet e HEC-eve. Deputetja socialiste Ermonela Felaj deklaroi se ministri aktual i Bujqesise Genc Ruli ka prishur ne favor te interesave personale tenderat per dhenien e koncesioneve. Ruli te pergjigjet per koncesionet e HEC-eve ne pellgun Bence-Progonat. Te tregoje kush e ka marre te drejten e ndertimit te ketyre HEC-eve te tregoje pse jane prishur garat per dhenien e koncesioneve. Por Ruli nuk pergjigjet pasi zbardhja e kesaj ceshtjeje do ta conte para drejtesise - ka pohuar Felaj. Deputetja socialiste me pas i drejtoi ish-ministrit te Ekonomise Ruli disa pyetje te cilat sipas saj tregojne aferat korruptive te ketij koncesioni ku sipas saj ne krye te tij qendron ish-ministri i Ekonomise Genci Ruli

1. Zoti Ruli cila eshte arsyeja qe pas vendimeve te Agjencise te Prokurimit Publik dhe Avokatit te Prokurimeve dhe pa pritur rezultatet e hetimit te plote nga ana e ketyre institucioneve mbi procedurat e ndjekura ne koncesionin e hidrocentraleve nga enti prokurues nen varesine tuaj Ju keni vendosur ndarjen dhe copetimin e pellgut ujor te shpallur me pare ne tender
2. Zoti minister cila eshte arsyeja qe ju i keni kerkuar qeverise te miratoje nisjen e nje praktike te re ne dhenien e koncesionit duke ia mbivendosur ate praktikes se meparshme
3. Zoti minister cila eshte arsyeja qe ju keni propozuar akordimin e nje bonusi pikesh per nje kompani te caktuar e cila per me teper nuk ka marre fare pjese ne garen fillestare per marrjen e koncesionit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›