Gjendet i ekzekutuar në Moravë të Beratit një emigrant

Ditën e sotme në Moravë të Beratit është gjetur një trupi i pajetë i një personi. Sipas policisë ai është ekzekutuar dhe më pas trupi i tij është braktisur, kurse policia pas këtyre konstatimeve ka ngritur pistat e para të hetimit.
Viktima është Erion Zhuka, 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Urës Vajgurore. I ndjeri është vrarë me armë zjarri të llojit pistoletë.
Erjon Zhuka u gjet në një zonë të braktisur në breg të lumit Osum në fshatin Moravë sot në orën 8.00 të mëngjesit nga kalimtarë të rastësishëm.
Ka qenë një banor i zonës që e gjeti në breg të lumit të ndjerin dhe ku ka konstatuar nga afër se viktima nuk jetonte më, ka lajmëruar policinë si dhe banorë të tjerë përreth.
Hetimet
Policia, e cila kreu hetime gjithë ditën e sotme përmes një grupi të posaçëm investigativ të shpërndarë në vendin e ngjarjes, vendbanimin e të ndjerit, etj. Po ashtu sipas policisë bëhet fjalë për një vrasje të pastër, motivet e së cilës ende nuk konfirmohen.
Viktima është vrarë në distancë të afërt me një pistoletë tip TT model 54. Plaga që ka marrë i riu është në kraharor duke pësuar dëmtim edhe në pjesën e mbrapse të trupit në kurriz.
Mendohet se i riu mund të jetë vrarë në orët e para të ditës së sotme, pas mesnatës duke hyrë dita e shtunë.
Po ashtu, policia pohoi se ajo ka shoqëruar në drejtorinë rajonale, disa persona, por ende nuk mund të flitet për të dyshuar.
Grupi hetimor, bëhet e ditur se po punon në disa pista mbi krimin, përfshirë atë të një vrasjeje për qëllime grabitje si dhe të një vrasjeje për motive hakmarrjeje.
I ndjeri prej vitesh ishte emigrant në Greqi me dokumente të rregullta dhe vetëm pak ditë më parë ishte kthyer pranë familjes së tij në lagjen “Guri i Bardhë”.
Familja e të ndjerit ka rrëfyer sot për agjentët e grupit hetimor, se ishin të paqartë për vrasjen.
Në të vërtetë, i biri, mbrëmjen e djeshme kishte dalë nga shtëpia, duke i thënë prindërve se po dilte për pak, që të takohej me disa të njohur të tij.
Lidhur me dyshimet e dala, policia pohoi se ka shoqëruar disa persona, duke pranuar se ka në plan që gjatë orëve në vazhdim, të kryejë dhe një varg shoqërimesh të tjera.
...