Gjendet i mbytur në rezervuar 36 vjeçari
Pas dy ditësh kërkimesh është gjetur trupi i pa jetë i 36 vjeçarit nga fshati Leminot i rrethit të Korçës Besnik Kodra, babai i 3 fëmijëve më të madhin 5 vjeç dhe më i vogli 3 muajsh.
Kodra për shkak të kushteve të vështira ekonomike punonte që prej disa muajsh si bari i fshatit dhe kulloste bagëtitë në kodrat e Leminotit në afërsi të rezervuarit që i mori atij edhe jetën. Dy ditë më parë Kodra teksa ishte duke kullotur bagëtitë si për çdo ditë, për tu freskuar nga vapa i është drejtuar rezervuarit, por nuk ka mundur të dalë dot i gjallë prej andej .
Fëmijët dhe bashkëshortja sëbashku edhe me disa bashkëfshatarë teksa kanë parë që Besniku nuk po vinte në shtëpi i janë drejtuar kodrave përreth ku kanë parë edhe bagëtitë që po kullosnin por jo bariun. Në breg të rezervarit nga rrobat e lëna, ata kanë marrë vesh se Besniku ka ngelur në ujerat e rezervuarit duke u alarmuar dhe lajmëruar policinë.
Për shkak të thellësisë së madhe është dashur ndërhyrja e pëlumbarve nga Tiranë të cilët kanë mundur që pas gati 1 dite kërkimi të nxjerrin nga ujërat e rezervuarit trupin e pa jetë të Besnik Kodrës. Vetëm disa vjet më parë në këtë rezervuar janë mbytur 4 fëmijë nga një familje.