E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: Forca e re e sigurimit në Kosovë, në fund të 2009-s

Zyrtarë të NATO-s thonë se një forcë e re e sigurimit në Kosovë do të jetë gati të fillojë fazën e parë të punës së saj nga fundi i vitit të ardhëshëm.

Zëdhënësi i NATOs, Xhejms Apathurai, u tha gazetarëve të mërkurën në Bruksel se forca e re e sigurimit me një personel prej 2500 vetësh do të jetë shumetnike. Ai premtoi se anëtarët e të gjitha grupeve etnike në Kosovë do të përfaqësohen në forcën e re të sigurimit.

NATO-ja ndodhet në Kosovë për të mbikqyrur dhe stërvitur anëtarë të forcës, e cila do të zëvendësojë Korpusin e tanishëm të Mbrojtjes së Kosovës. Gjithashtu, NATO-ja do të ndihmojë në shpërndarjen e këtij korpusi. Forca e Sigurimit e Kosovës është menduar të jetë forcë policore dhe jo ushtarake.

Në fillim të muajit qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Huo Shefer tha se 16 mijë forcat nga vendet anëtare të NATO-s, të njohura si KFOR, do të vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›