Vlorë, arrestohet për ryshfet pedagogu
Vlorë- Pas arrestimit të pedagogut në Korçë, një tjetër pedagog ka përfunduar në pranga nën akuzën e marrjes së ryshfetit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ëhstë ndaluar Enertin Dheskali, me detyrë pedagog i jashtëm i letërsisë në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.
Sipas njoftit të policisë, bëhet e ditur se pedagogu 32-vjeçar, ka përfituar shumë ta ndryshme parash nga studentet e tij, në këmbim të favorit për të kaluar lëndën që ai jepte në kët universitet.
Pedagogu, tashmë i ndaluar nga policia, do të qëndrojë në pritje të caktimit të masës së sigurisë. Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe e korrupsionit pasiv, nga personat që ushtrojnë funksione publike. Këto vepra penale parashikohen nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Një ditë më parë, policia e Korçës, arrestoi pedagogun e universitetit “Fan Noli”, Robert Rado, i cili u denoncua nga një studente e tij për mitmarrje. Sipas denoncimit të studentes së infermierisë, ai i kishte kërkuar para për të marrë provimin.