E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Do t’ia “marrim” AAK-së Suharekën

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, tha se PDK do të fitojë edhe Suharekën, por për të arritur deri të fitorja duhet një mobilizim.Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, të shtunën ka vizituar strukturën e gjerë të PDK-së në Suharekë.

Ai kërkoi nga të gjithë një angazhim më të madh për ta siguruar fitoren PDK-së edhe në Suharekë. Sipas tij, Suhareka ka nevojë për të qeverisur nga PDK-ja, raporton PrizrenPress.

Edhe kryetari i Degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj, është shprehur i sigurt se PDK-ja do të fitojë në nëntor Suharekën.

“PDK-ja në Suharekë ka një strukturë më të mirë me njerëz me vlera, prandaj edhe do t’i fitojmë zgjedhjet në nëntor”, tha Vataj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›