E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i mbyturi ne Erseke

Festim Bimo u mbyt në rezervuar pasditen e së martës, por prej asaj dite polumbarët nuk arritën të gjenin dot trupin e humbur.
Autoritetet lokale vendosën dje tharjen e rezervuarit në fshatin Gostivisht të Ersekës, me qëllim gjetjen e trupit të pajetë të 27-vjeçarit Festim Bimo.
Pas një takimi mes Prefektit të qarkut të Korçës dhe drejtuesve të policisë është vendosur tharja e rezervuarit, si e vetmja mundësi për nxjerrjen e trupit, për shkak të thellësisë rreth 30 metra, turbullirës dhe vetisë thithëse të këtij rezervuari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›