Policia bllokon sot 53 persona qe donin te hynin ne Lazarat

Vijon operacioni për parandalimin dhe kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Forcat e drejtorisë së policiesë së qarkut Gjirokastër të mbështetura nga dy grupe të FNSH-së dhe dy grupe DELTA po vijojnë bllokimin e fuqisë punëtore dhe materialeve organike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë ditës së sotme janë bllokuar në kodrat që të çojnë në fshatin Lazarat 53 shtetas meshkuj, të cilët po përpiqeshin të hynin në Lazarat.Gjithashtu janë bllokuar një automjet bot uji dhe një kamion me pleh.Të 6 grupet e punës po vijojnë kontrollet në territoret e komunës Lazarat për mos të lejuar kultivimin e asnjë hapësire toke që të kultivohet drogë.Të gjithë punëtorët kanë deklaruar se ku do vinin dhe ç’pune do të bënin dhe këto deklarime dhe materiale të tjera ligjore do të shërbejne për procedim penal te atyre shtetasve nga Lazarati që tentojne apo mundin të kultivojne kanabis.Në kuadër të këtij operacioni në Gjirokastër mbrëmjen e djshme në mbështetje të drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokaster ka mbërritut Task-Force e qarkullimit rrugor e drejtuar nga Krenar Ahmeti, të cilët kanë hequr 85 xhama të zinj të automjeteve nga Lazarati dhe kanë vendosur 600 mijë lekë të reja gjobë për këto shkelje dhe janë bllokuar 3 makina luksoze që rezultojne të vjedhura operacioni do të vazhdojë në ditët në vijim.