E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale ne Egjipt votime per dy dite

Egjiptianët do t’u drejtohen për dy ditë me radhë kutive te votimit për të zgjedhur presidentin e parë nga vota e tyre e lirë. Në garë janë dy kandidatë, Mohamed Mursi nga Partia Liri dhe Drejtësi, koalicioni i udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane dhe Ahmed Shafiq, kryeministri i fundit nën regjimin e ish-presidentit Hosni Mubarak.
Mirepo nje normalizim I shpejte ne Egjipt nuk duket aspak I afert . Disa parti dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për bojkot kundër procesit zgjedhor pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lejuar Shafiq, ish-figura e lartë e regjimit Mubarak, për të kandiduar për president.
Në Kajro kanë rinisur tubimet masive pas vendimit të Gjykatës, që përvec lejimit të Shafiq për të kandiduar, shpërndau edhe parlamentin e dalë nga zgjedhjet e fundit. Vendimi i gjykatës konsideronte ligjin elektoral me të cilin u mbajtën zgjedhjet e para të lira legjislative si anti-kushtetues. Vëllazëria Muslimane, partia që mori numrin më të madh të mandateve kundërshton vendimin dhe ka paralajmëruar protesta masive. Kundër vendimit janë shprehur edhe radikalët salafitë, të dytë në zgjedhjet e fundit.
Por pavarësisht pretendimeve, Këshilli Suprem Ushtarak, që u rikthye në pushtet pas vendimit të gjykatës për të shpërndarë parlamentin, shprehet i vendosur për të mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe ka premtuar delegimin e pushtetit më datë 1 korrik tek presidenti që do të dalë pas këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›