E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 43 mije maturante ne testin e matematikes

Rreth 43 mijë gjimnazistë në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të matematikës. Maturantët, të cilët kanë hyrë në provim rreth orës 10:00 kanë pasur në dispozicion dy orë e gjysmë kohë për të zgjidhur testin. Teza përmbante 25 pyetje, ndër to 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Sipas maturantëve në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë testi ishte i një niveli mesatar dhe provimi është zhvilluar në kushte të rrepta sigurie për të mos lejuar komunikimin dhe kopjen.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj ka inspektuar ecurinë e provimit të matematikës në shkollat e veriut të vendit. Nga Shkodra Ministri i Arsimit është shprehur se procesi ka vijuar normalisht dhe javën e ardhshme shpallen kuotat për shkollat e larta.

Sipas rregullores së maturës shtetërore përgjigjet e provimit të matematikës pritet të dalin pas dhjetë ditësh, ndërsa paqs këtij dob të zhvillohet testimi për lëndët me zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›