E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi italianet do te toleronin vete

Në Itali, çështja që ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës mund të mbyllet në barazim 2-2, duke eliminuar përfaqësuesen “axurre”, ka marrë përmasa shumë të mëdha. Të gjithë flasin për mundësinë e akordit ndërmjet dy skuadrave, edhe pse më parë italianët duhet të fitojnë përballë Republikës së Irlandës.

Nuk kanë munguar debatet në distancë me lojtarët kroatë, të cilët i janë përgjigjur me ironi therrëse italianëve. Madje, duke anashkaluar edhe “tolerimin nordik” të vitit 2004, ku Italia u eliminua, në të gjithë Europën mendojnë se italianët janë i vetmi popull sportive që mendojnë vetëm për akordet.

Ndoshta në Kontinentin e Vjetër nuk kanë faj që e mendojnë kështu dhe etiketimi “italianë llogaritarë”, tezë e mbështetur edhe nga Sinisha Mihajloviç, që për një radio lokale ka deklaruar: “Ju italianët mendoni v etëm për akordin, pasi është diçka që do ta bënit vetë”.

Akuzat kanë gjetur mbështetje në sondazhin e organizuar nga “SportMediaset”. Në fakt, përgjigjet ndaj pyetjes “Në vendin e Krocisë dhe Spanjës, do të pranonit një akord?” kanë zbuluar shifra mjaft domethënëse: 64 për qind e atyre që kanë votuar pranuan tundimin, se me Italinë në pozitat e dy ekipeve të tjera, do të ishin pro një rezultati që mund ti prishte punë një skuadre të tretë. Vetëm 36 për qind ka votuar jo, duke treguar se ndoshta ata që akuzojnë mbrapsht Italinë nuk kanë shumë faj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›