Gjendet i mbyturi ne lumin Drin

Gjendet trupi i pajetë i 19 vjecarit Mariglen Halili i cili u mbyt mbrëmjen e së hënës në Urën e Topojanit në Dibër. Viktima po udhëtonte me automjetin tip Benz kur përfundoi në ujërat e Drinit të Zi. Forcat e policisë dhe banorët e zonës gjetën viktimën 3 km larg vendit ku u aksidentua pas një nate kërkimi.. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte 19 vjeçari.