Forcohet serish euro ne tregun e brendshem valutor
Monedha europiane Euro duket se ka forcuar sërish pozitat e saj në tregun e brendshëm valutor, duke ndikuar në dobësimin e monedhës tonë kombëtare lek. Kjo filllim jave e ka kuotuar monedhën e eurozonës në nivele më të larta se javën që lamë pas. Monedha euro është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke u tregtuar dje me 140.33 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Kurse dollari amerikan ka vijuar të këmbehet në të njëjtat vlera këto dy javët e fundit. Po sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është tregtuar në ditët e fundit me 106.10 lekë. Sipas ekspertëve, forcimi i euros është pasojë jo vetëm e reflektimit të bursave ndërkombëtare, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së kërkesës për monedhën europiane në tregun shqiptar.
Tregu i bonove të thesarit u shfaq i qëndrueshëm edhe në ankandin e fundit. Normat e interesit ruajtën pothuajse të njëjtat vlera me ankandet e mëparshme, ndërsa qeveria siguroi të gjthë borxhin e kërkuar prej rreth 12.4 miliardë lekësh. Bonot me afat maturimi 12 mujor u emetuan me një normë të ponderuar interesi prej 7.35%, po aq sa në ankandin e mëparshëm. Në ankand u ofruan 9.6 miliardë lekë, nga 9.2 miliardë lekë që pati kërkuar qeveria.
Në dy muajt e fundit, qeveria po arrin të sigurojë borxhin e planifikuar dhe pa rritje të mëtejshme të interesave.