Olsen zbardh listën norvegjeze, dy shqiptarë kundër Shqipërisë
Trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen, ka publikuar listën e të thirrurve për ndeshjen e 7 qershorit në Tiranë kundër Shqipërisë. Pas mungesave të shumta, janë ftuar në skuadër edhe 4 lojtarë nga ekipi U-21, të cilët do të nisen drejt Izraelit, për ekipin Shpresa të Norvegjisë dhe më pas do t'i bashkohen ekipit të parë. Ajo që vihet re nga lista paraprake, është përfshirja e dy shqiptarëve, e Valon Berishës (Salzburg, Austri) dhe e Ardian Gashit (Helsinborg, Suedi). Berisha u aktivizua edhe në ndeshjen e parë në Norvegji.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)