Gjendet i pajetë në kasolle një 14-vjeçar, dyshohet se është vetëvarur
ELBASAN-Një 14 vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me vetëvarje në fshatin Ulem, komuna Bradashesh.
Ngjarja është regjistruar sot në mesdite teksa Anduel Sula ka qenë duke luajtur me të vëllain dhe disa shokë pranë shtëpisë. Duket se mes vëllezërve ka shpërthyer një grindje mes tij dhe vëllait ku Andueli ka lënë lojën dhe grupin dhe është larguar.
Fakti se 14-vjeçari nuk po kthehej ka shqetësuar së tepërmi prindërit, të cilët pas rrëfimit të vëllait kanë nisur kërkimin. Tronditja ka qenë e madhe për prindërit se Anduelit. Trupi i të miturit është gjetur i varur me një litar në qafë pikërisht në kasollen e bagëtive. Prindërit e kanë hequr prej aty dhe e kanë transportuar me urgjencë në spital, por i mitur nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia që ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)