Gjendet i pajetë në lumin Cem 53-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Gjendet i pajetë një 53-vjeçar në Malësinë e Madhe. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës, bënë të ditur se ditën e djeshme rreth orës 17.00, në vendin e quajtur Tamarë të komunës Kelmend, të Malësisë së Madhe, në lumin Cem, është gjetur trupi i pajetë i Ndue Lekocaj, 53 vjeç, lindur e banues në fshatin Tamarë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në drejtim të vendngjarjes është nisur menjëherë grupi hetimor, i cili, pas hetimeve paraprake, konstatoi se viktima është rrëzuar nga një shkallë teksa po kalonte lumin Cem dhe për pasoje ka gjetur vdekjen aksidentale. Nga ana e Policisë së Shkodrës janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet në lidhje me ngjarjen në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës, e cila do të bëjë hetimet e mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008