Policia vë në pranga tre persona të kërkuar
Autori i Lajmit: red.
Tre persona të kërkuar janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit, për vepra të ndryshme penale. Burimet zyrtare nga ky institucion bënë të ditur se në pranga është vënë Ledion Alfred Çaçelli, 21 vjeç, lindur në Korçë me akuzën largim pa leje nga ushtria. Sipas policisë, i riu ishte i kërkuar prej disa kohësh, pasi gjykata kishte dhënë një vendim ndaj tij. Gjithashtu, është arrestuar dhe Aurel Gjata, 26 vjeç, lindur dhe banues në Devoll, pasi ishte vënë nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Të njëjtat burime pohojnë se në pranga ka rënë dhe Elis Guri, 19 vjeç, lindur në Bletas të Pogradecit me akuzën për vjedhje. Për të gjithë të arrestuarit, sipas policisë ekzistojnë të gjitha provat që i implikojnë në ngjarjet e dyshuara.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008