E Diel, 1 Nëntor 2026

“Papa bën thirrje për dialog me botën islame”

Autori i Lajmit: red.
Papa Bendedikti XVI ka bërë apel për të hapur dialogun me botën islame. Gjatë një forumi katoliko-mysliman, Papa iu drejtua të pranishme që të bashkojnë forcat për të kapërcyer keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Papa ka dënuar persekutimet e kryera në emër të fesë që, sipas tij, janë akte të pajustifikueshme. “Të tejkalojmë paragjykimet dhe të korrigjojmë imazhet e transformuara nga të tjerët, që po krijojnë vështirësi për marrëdhëniet tona. Të edukojmë të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët”, - deklaroi numri një i Vatikanit. Bendedikti XVI tha se të krishterët dhe myslimanët duhet të bashkëpunojnë për të nxitur respektin reciprok në emër të dinjitetit të njerëzve dhe të të drejtave thelbësore.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›