E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagendijk: “Serbia të njohë EULEX-in, për anëtarësimin në BE”

Autori i Lajmit: red.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jost Lagendijk ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta kushtëzojë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me këtë union, me pranimin e misionit të EULEX-it. “Përparimi i Serbisë në procesin e integrimeve evropiane dhe përmirësimi i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, janë për t u lavdëruar – mirëpo, Beogradi nuk guxon të mendojë se qëndrimi i tij ndaj Kosovës dhe afrimi me BE-në janë dy çështje të ndara”, ka thënë Lagendijk, pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Ballkanin. “Dokumenti i KE-së në mënyrë të butë i bën thirrje Serbisë të jetë konstruktive ndaj Kosovës, derisa qëndrimi i BE-së duhet të jetë i qartë: Obstruksioni ndaj misioneve evropiane në Kosovë, nuk do të tolerohet”, ka thënë deputeti holandez Lagendijk. “Beogradi edhe më tutje po e pengon shtrirjen e EULEX-it në veri të Kosovës. BE nuk guxon t i lejojë Serbisë të bëjë hapa të mëtejmë drejt anëtarësimit derisa e pengon këtë mision”, ka përfunduar Lagendijk.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›