Ndërpriten hetimet ndaj katër serbëve

Katër serbë nga Berivojca e Dardanës, të cilit ishin akuzuar për sulm ndaj policisë në kryerje të detyrës, janë liruar ngase nuk u gjetën dëshmi se kishin kryer një vepër të tillë, por edhe për shkak se rasti ishte vjetruar.
Në vendimin e Gjykatës së Dardanës, është thënë se të dyshimtit akuzoheshin për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës.
Prokurori në vitin 2008 kishte ngritur padi ndaj këtyre serbëve, ngase ata në atë kohë kishin protestuar dhe kishin kundërshtuar tentimin e fqinjëve të tyre shqiptarë për të ndërtuar një xhami në fshatin Berivojcë.
Në ata kohë, pakënaqësia e protestuesve serbë kishte arritur në atë shkallë, sa që ishte dashur ndërhyrja e policisë, e cila kishte arrestuar ata që ishin më agresivët. E. Sadiku./Indeksonline/